Adverna

Politika e rimbursimit

Përditësuar së fundi: 2026-09-27

Kur dhe si mund t'i merrni paratë mbrapsht për planet, kreditet shtesë dhe Agjentin e Shitjes në Adverna. Pagesat i përpunon Paddle në emër të Ad Media SH.P.K..

1. Rregulli

Mund të kërkoni rimbursim të plotë brenda 14 ditëve nga pagesa, nëse kreditet e asaj pagese nuk janë përdorur. Kreditet shpenzohen sa herë krijoni me AI (foto, video, edit, përshkrime, mesazhe me agjentin), sepse secili krijim na kushton menjëherë te ofruesit e AI-së.

2. Çka përfshihet

  • Planet (Start, Business, Pro, Agjenci): pagesa e parë dhe çdo rinovim, brenda 14 ditëve, nëse asnjë kredit nga ajo pagesë nuk është shpenzuar.
  • Kreditet shtesë: brenda 14 ditëve, nëse asnjë kredit i pakos nuk është shpenzuar.
  • Agjenti i Shitjes: brenda 14 ditëve, nëse agjenti ende nuk u është përgjigjur klientëve tuaj.

3. Kur nuk ka rimbursim

  • Kur kreditet e pagesës janë përdorur, qoftë edhe pjesërisht.
  • Pas 14 ditëve nga pagesa.
  • Për pjesën e mbetur të muajit pasi e anuloni abonimin.
  • Kreditet falas (në regjistrim ose nga ftesat) nuk kanë vlerë në para.

4. Anulimi

Abonimin mund ta anuloni në çdo kohë te Pagesa ose nga email-i i faturës së Paddle. Shërbimi dhe kreditet vazhdojnë deri në fund të periudhës së paguar dhe nuk ka rinovim tjetër.

5. Si ta kërkoni

  • Shkruani në support@adverna.app nga email-i i llogarisë, me datën e pagesës ose numrin e faturës. Përgjigjemi brenda 3 ditëve pune.
  • Ose kërkojeni direkt te Paddle (paddle.net), i cili është shitësi zyrtar (merchant of record) për pagesat e Adverna.
  • Paddle i kthen paratë në të njëjtën mënyrë pagese, zakonisht brenda disa ditëve pune, varësisht nga banka. Kreditet e asaj pagese hiqen nga llogaria.

6. Ligji

Kjo politikë nuk i kufizon të drejtat që ju jep ligji në vendin tuaj. Shih edhe Kushtet e përdorimit.